Error loading page.
Try refreshing the page. If that doesn't work, there may be a network issue, and you can use our self test page to see what's preventing the page from loading.
Learn more about possible network issues or contact support for more help.

Diaboliket

ebook
1 of 1 copy available
1 of 1 copy available

"Diaboliket" është pa dyshim vepra më përfaqësuese e shkrimtarit me një personalitet të spikatur Jules-Amédée Barbey d'Aurevilly: krijesat e tij, perverse dhe tërheqëse, të përbindshme dhe të adhuruara, përshkruhen me kënaqësinë e atij që, teksa lë të shfaqet kudo dëshira dhe epshi, i jep rëndësi erotike çdo detaji, dhe heronjtë e tij, dandy të lodhur e të zhgënjyer, verbohen nga eleganca, sqima, luksi dhe nga të gjitha ëndjet e shqisave.
Libri, i përbërë nga gjashtë novela, rrëfen për një shoqëri viktoriane, borgjeze, patriarkale, me fjalët të tjera, një shoqëri e përqendruar te burrat, konservative, e dominuar nga arsyeja. Mirëpo, gjendet përballë faktit që jeta jonë ushqehet nga pasionet dhe emocionet, veçanërisht nga ato seksuale: tërheqja, eksitimi dhe natyrisht, dashuria erotike.
Barbey d'Aurevilly, i pakënaqur me botën ku jeton, është i shqetësuar nga kontrasti i madh mes një morali të ngurtë katolik dhe një shijeje të panënshtruar për situatat dhe ndjenjat e sëmura, ai mëton të shfaqë aristokracinë nën dritat e një teatri me perversitete nga më të rafinuarat e dredharake.
"Diaboliket", botuar për herë të parë më 1874, shkaktoi një bujë të madhe në Parisin e asokohshëm dhe të gjitha kopjet e librit u sekuestruan nga Ministria e Drejtësisë franceze, sepse përbënte kërcënim për moralin publik. Skandali i madh i siguroi librit një sukses të jashtëzakonshëm, por tani konsiderohet si një klasik i rëndësishëm dhe studiohet në shkollat franceze.
"Diaboliket" ju flet gjithë lexuesve të letërsisë dekadente dhe gotike e sidomos atyre që u pëlqejnë romanet me fammes fatales.

Formats

  • OverDrive Read
  • EPUB ebook

subjects

Languages

  • Albanian

Loading